Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erërat e forta shkaktojnë dëme të lehta në kryeqytet

NULL NULL
26.01.2026 08:14
Foto nga komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta që ishin të pranishme gjatë mbrëmjes, janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Parmes një njoftimi zyrtar, komuna ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe Komunën e Fushë Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Ju ftojmë për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme. Në raste emergjente, kontaktoni numrat: 0800 122 44”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme