Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erdogan: Të mbrosh Palestinën është të mbrosh njerëzimin, drejtësinë dhe paqen

NULL NULL
18.04.2025 20:25

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar luftën e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, duke e quajtur heshtjen globale “ndaj mizorive” një “kolaps moral”.

Erdogan edhe një herë ka theksuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për popullin palestinez.

“Mbrojtja e çështjes palestineze nuk është vetëm të qëndrosh me një popull të shtypur. Ka të bëjë me mbrojtjen e njerëzimit, paqes dhe drejtësisë”, tha Erdogan, raporton TRT, transmeton Klankosova.tv.

Që nga 7 tetori 2023, mbi 51,000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Dhe këto sulme, Erdogan i përshkroi si “një furi dhune”, duke akuzuar qeverinë izraelite për vrasjen pa dallim të civilëve – duke përfshirë fëmijë, gra, të moshuar dhe madje edhe foshnja.

Ndërkaq, presidenti turk kritikoi edhe fuqitë perëndimore për atë që ai e quajti mosveprim hipokrit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme