Erden Atiq kërkon trajtim urgjent të sulmit me granata (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 27.06.2023 22:17 nga Qendresa Tershana 27.06.2023 22:17 Mbrëmjen e së hënës një granatë dore M75 e prodhimit serb u hodh drejt objektit komunal të Mitrovicës së Veriut. Por, ajo nuk e frikësoi kryetarin Erden Atiq, të cilit ky objekt komunal i është bërë si shtëpi, pasi aty po qëndron nga 19 maji. Kështu të paktën tha në reagimin e tij ku kërkoi që sulmi ndaj objektit komunal që u bë me granatë dore, të trajtohet me urgjencë nga organet e drejtësisë. E ndonëse thanë që po merren me këtë punë, policia ende nuk e ka arrestuar askënd për veprën që u cilësua “sulm terrorist”. Për të parandaluar përsëritjen e ngjarjes që i dëmtoi dy vetura të policisë, këta të martën zunë vend para derës së komunës bashkë edhe me karabinierët italianë. Ndërkohë një sulm kundër objekteve të Republikës së Kosovës e edhe qytetarëve në veri të vendit e parandaluan institucionet kosovare ditë më parë të cilat kapën arsenal armësh në një veturë me targa serbe në Zveçan. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.