Enzo Fernandez po mendon largimin nga Chelsea NULL NULL 12.03.2026 11:22 12.03.2026 11:22 Mesfushori argjentinas Enzo Fernandez ka qenë një nga shtyllat e Chelsea që kur u bashkua me klubin londinez, duke u bërë udhëheqës i ekipit në fushë dhe një nga të preferuarit e tifozëve. Sidoqoftë, me largimin e trajnerit Maresca dhe humbjen e fundit ndaj Paris Saint-Germain, ai po shqyrton mundësinë e largimit gjatë verës. Sipas mediave spanjolle, Real Madridi e ndjek me kujdes situatën dhe e sheh atë si pasardhësin e Toni Kroos, duke e parë të përshtatshëm për të luajtur pranë Tchouaméni, Fede Valverdes dhe Arda Gülerit në mesfushë.