Enrique Iglesias afër publikimit të albumit të tij të fundit në karrierë NULL NULL 05.09.2021 10:07 05.09.2021 10:07 Këngëtari me famë botërore, Enrique Iglesias, derisa ishte në një bisedë live me kolegët e tij, Ricky Martin dhe Sebastián Yatra, për të promovuar turneun e tyre të ardhshëm, zbuloi se albumi i tij i ardhshëm, i titulluar “Final”, mund të jetë i fundit. “Mund të jetë albumi im i fundit,” u tha Iglesias kolegëve, album ky që është planifikuar të publikohet më 17 shtator. “Nuk është diçka për të cilën kam menduar gjatë muajve të fundit. Është diçka që e kam menduar viteve të fundit”, pranoi ai. Iglesias lëshoi albumin e tij debutues të titulluar “Again” në vitin 1995. Më vonë ai vazhdoi të lëshonte shumë rekorde të tjera, duke përfshirë, ndër të tjera, “Escape” në vitin 2001, “Euphoria” në vitin 2010 dhe “Sex and Love” në vitin 2014, i cili është albumi i tij më i fundit. Gjatë bisedës së tij me Martinin dhe Yatra, këngëtari i “Bailando” gjithashtu siguroi fansat se publikimi i albumit të tij të 11-të në studio nuk do të thotë fundi i karrierës së tij muzikore. “Unë kurrë nuk do të ndaloj së shkruari këngë sepse më pëlqen të shkruaj, por do ta bëj në një mënyrë tjetër, që do të thotë se ato nuk duhet domosdoshmërisht të paketohen si album, kështu që ky projekt për mua është i rëndësishëm “, shpjegoi ai.