Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eneida Tarifa: Do të jap maksimumin në Eurovision

NULL NULL
06.04.2016 21:20

Këngëtarja shqiptare, Eneida Tarifa është emri që këtë vit do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të këngës – Eurovision 2016. Ajo thotë se kënga e saj, me të cilën e fitoi edhe festivalin e Radiotelevizionit Shqiptar në dhjetor të vitit që lamë pas, mund të mos jetë më e mira por se do ta japë maksimumin e saj në festival.

“Përralla ime mund të mos jetë më e mira por unë do të bëj maksimumin. Përralla është ajo që unë dua të jetoj, është muzika, po flasim për këngën e EuroSong, është një ëndërr që unë po e realizoj me “Përrallën”. A do të jetë përrallë apo e vërtete, do ta shikojmë.

Në një intervistë për emisionin Zona B në Klan Kosova ajo thotë se këngët shqiptare kanë gëzuar mirëpritje, pavarësisht faktit se aty vlerësimet jepen politikisht.

“Këngët shqiptare i kanë pritur shumë mirë pavarësisht vlerësimit politik që gjithmonë është i pranishëm, Rona Nishliu, Anjeza Shahini treguan se nuk duhet të kemi kurrfarë kompleksi se diçka e mirë nuk mund të fshihet”.

Eneida Tarifa e kishte marrë vendin e parë në festivalin e TVSH-së, duke u kualifikuar në këtë mënyrë që ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision në maj të këtij viti në Suedil Kënga e saj “Përralla”, kishte dalë triumfuese në festivalin e TVSH-së në mesin e 20 këngëve tjera.

 

lajme të ngjashme