Emocionuese: Dy berberët shqiptarë në Angli rruajnë kokën për ta mbështetur gruan me kancer (VIDEO) NULL NULL 02.09.2021 09:22 02.09.2021 09:22 Një paciente me kancer dhe kimioterapi, është ‘habitur’ nga një berber me zemër të mirë, kur ai e befasoi atë duke e rruar kokën e tij siç bëri ajo. Caroline Ross ishte e sëmurë dhe nuk kishte zgjidhje tjetër përpos ta rruante kokën pasi flokët u bën të holla dhe i binin, dhe kjo bëri që ajo të drejtohej tek berberi në Blaby, Leicestershire, transmeton Klankosova.tv. 58 vjeçarja e cila po trajtohet për kancerin e zorrëve për herë të dytë në katër vjet, nuk pyeti pse pronari i sallonit Andi Baci donte të filmonte punën e tij, por ajo shpejt e kuptoi. Pamjet emocionuese tregojnë se Baci fillon të rruajë flokët e saj, dhe më pas ndalon për ta bërë të njëjtën gjë tek vetja pasi nuk dëshironte ta linte vetëm, kështu që ai dhe kushëriri i tij Kledian Peci, u bënë tullacë për ta mbështetur gruan me kancer. Ross mbeti e habitur pasi 21 vjeçari Kledian, i cili qëndron pas saj, rruajti kokën para se 30 vjeçari, Bica, ndaloi punën për t’u bashkuar me ta, transmeton Klankosova.tv. Baci i dha asaj një përqafim dhe një puthje në kokë para se t’i thoshte ‘do të jesh mirë’, dhe në fund nuk e la të paguante. Ross ishte shumë e lumtur dhe përshëndeti heronjtë që i dhanë asaj besim për të ecur me krenari. Baci, i cili u shpërngul nga Shqipëria 11 vjet më parë në Angli, tha: “Pasi dëgjova pse ajo ishte këtu, thjesht mendova për idenë në atë moment. Unë nuk doja që ajo ta merrte vesh kështu që unë fola me kushëririn tim në gjuhën time dhe ai ishte më shumë se i lumtur. Ishte e bukur ta shikoje që ajo ishte kaq e befasuar”, shkraun DailyMail, transmeton Klankosova.tv. Kliko KËTU për ta parë videon.