Emocionet e basketbollit vazhdojnë, ‘El Clasico’ Prishtina – Trepça NULL NULL 23.11.2025 09:46 23.11.2025 09:46 E diela vazhdon me ‘ethet’ basketbollistike që i sjell veç ‘El Clasico’ Prishtina – Trepça. Kjo përballje e jashtëzakonshme zhvillohet në kryeqytet në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve”, me fillim nga ora 17:00, njofton Klankosova.tv. Derbi i basketbollit kosovar do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën Artmotion. Derisa ndeshja tjetër e planifikuar për sot do të luhet me fillim nga ora 20:15, e ku përballë do të jenë Bora dhe Bashkimi. Loja do të luhet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.