Emiratet e Bashkuara zgjedhin gruan e parë arabe për t’u trajnuar si astronaute NULL NULL 11.04.2021 17:57 11.04.2021 17:57 Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë zgjedhur gruan e parë arabe që do të marrë pjesë në një trajnim për t’u bërë astronaute. Gruaja e zgjedhur është Nora al-Matrooshi, e cila i ka 27 vjet dhe është e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, për momentin ajo punon për Kompaninë Kombëtare të Naftës në Abu Dhabi, transmeton Klan Kosova. Ajo do t’i bashkohet Klasës së Kandidatëve Astronautë për vitin 2021 të NASA-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emiratet e Bashkuara janë duke punuar më shumë kohëve të fundit për ta zhvilluar shkencën dhe teknologjinë si dhe janë duke u munduar të zvogëlojnë investimin e tyre tek nafta, shkruan Reuters.