Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emily Ratajkowski s’i lë vend imagjinatës në eventin e modës në New York (FOTO)

NULL NULL
06.09.2023 22:30

Emily mori pjesë në një event të mbushur me njerëz të famshëm në Cipriani 25 Broadway.

Ngjarja ndodhi me rastin e bashkëpunimit të  Naomi Campbell me PrettyLittleThing, ku edhe treguan disa pjesë nga gama e re.

Në këtë ngjarje, Emily, u kap e ulur në rreshtin e parë pranë pistës dhe duke pozuar për fotografët.

Modelja i ka kthyer flokët në ngjyrë kafe natyrale, pasi më parë i kishte të lyera të kuqe .

Ajo u shfaq me grim të plotë, duke përfshirë eyeliner të rëndë, me mollëza shumë të skuqura dhe buzë rozë me shkëlqim.

Aktorja me krenari tregoi hijet e saj trupore në këtë event, me një fustan të shkurtër të verdhë.

Fustani kishte një dekolte tepër të thellë, e cila i binte pothuajse te barku i saj.

Pëlhura e tejdukshme arrinte në mes të kofshës së Emily dhe ishte mjaft e tejdukshme për të treguar qartë  të brendëshmet  e saj të zeza me bel të lartë.

Emily e përfundoi dukjen e saj me taka të zeza me rripa, duke theksuar këmbët e saj të tonifikuara.

lajme të ngjashme