Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emery: Xhaka ndihet më mirë dhe dëshiron rikthimin

NULL NULL
21.11.2019 19:25

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se dëshiron që ta rintegrojë në skuadër ish kapitetin Granit Xhaka.

Përfaqësuesi i Zvicrës nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që prej barazimit 2:2 të Topçinjve me Crystal Palace, por që kryetrajneri ka thënë se Xhaka është duke u ndier më mirë.

“Ai po bën më mirë, mentaliteti i tij është për të na ndihmuar neve, për të qenë afër dhe për të luajtur kur ne të kemi nevojë për të. Kam folur me të në mëngjes dhe kemi pasur një bisedë shumë të mirë”, ka thënë Emery, raporton faqja zyrtare e Arsenal, transmeton Klan Kosova.

“Ai është stërvitur shumë mirë para ndeshjeve ndërkombëtare dhe poashtu është stërvitur mjaftë mirë këtë mëngjes. Objektivat e mia nuk kanë ndryshuar prej kur kam folur herën e fundit me të. Objektivi im është që ai të kthehet për të në ndihmuar neve dhe për ta bindur secilin përkrahës se ai është i përkushtuar me ne dhe që paraqitjet e tij do të jenë më të mira. Ata do të jenë krenar me të në të ardhmen e shkurtët. Objektivi im është ky për çfarë edhe jam duke punuar”.

“Ai po ndihet më mirë dhe që Arsenalin tash po e ndjen si klubin e tij. Ai do kthimin me besimin e tifozëve dhe neve na duhet të vendosim. Mendoj se pak nga pak mund ta ndihmojmë atë për t’u kthyer dhe të lidhet me ne dhe tifozët”.

“Nesër do të vendosim nëse do të jetë pjesë e skuadrës për të shtunën. Unë dua që ai të kthehet për t’i dhënë besimin dhe rehatinë. Dhe, kur mund të lidhemi me tifozët në një moment të mirë, me paraqitje të mirë dhe për të qenë i afërt me ta”.

lajme të ngjashme