Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

EMA nuk e konsideron të nevojshme një dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19

NULL NULL
02.09.2021 17:11

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka deklaruar se nuk shihet e nevojshme një dozë e tretë e vaksinës kundër COVID-19 për personat që tashmë janë vaksinuar kundër koronavirusit. Në raportin e publikuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve të enjten, EMA shpjegon se të dhënat tregojnë që momentalisht nuk ka nevojë për një dozë të tretë, pasi dy dozat e para po ofrojnë mbrojtjen e nevojshme.

“Dëshmitë mbi efektivitetin e vaksinës dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes tregojnë se të gjitha vaksinat e autorizuara në BE aktualisht janë shumë mbrojtëse, si kundër keqësimit të gjendjes, shtrimit në spital dhe vdekjeve.”

Sipas raportit, një në tre të rritur mbi 18 vjeç në Evropë ende nuk janë vaksinuar, gjë që e bën të domosdoshme fillimisht marrjen e dozës së parë apo të dytës për këtë kategori edhe nëse do të kishte nevojë për një të tretë. Megjithatë, bëhet një diferencim mes nevojës për një dozë të tretë për personat që kanë imunitet normal, ndaj atyre që për shkak të sëmundjeve të tjera, imuniteti u ka rënë. Në rastin e këtyre të fundit sipas EMA-s, mund të merret në konsideratë vaksinimi me një dozë të tretë për të rritur imunitetin, transmeton Klankosova.tv.

“Disa studime raportojnë se një dozë shtesë e vaksinës mund të përmirësojë përgjigjen imune tek individët me imunitet të dëmtuar, siç janë ata që kanë bërë transplant të organeve, përgjigjet fillestare të të cilëve ndaj vaksinimit ishin të ulëta. Në raste të tilla, opsioni i administrimit të një doze shtesë duhet të konsiderohet tashmë”

Tutje në raport thuhej se Agjencia do të vlerësojë të dhënat nga infektimet gjatë muajve në vijim për të dalë në një përfundim final nëse do të duhet apo jo një dozë e tretë. Ndërsa sipas EMA-së vendet e BE-së mund të vendosin vetë për programin e vaksinimit që do të ndjekin për popullsitë e tyre në lidhje me dozën e tretë.

lajme të ngjashme