Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elton John nuk do të performojë në inaugurimin presidencial të Trump

NULL NULL
23.11.2016 21:57

Muzikanti me famë botërore, Elton John nuk do të performojë në inaugurimin presidencial të Donald Trump, ka thënë një zëdhënës i këngëtarit.

Anthony Scaramucci, anëtar i ekipit të zotit Trump, i kishte thënë BBC-së në emisionin Hardtalk se ”Elton do të performojë në Washington DC në janar”, njofton Klan Kosova.

“Elton John do të bëjë performancë në koncertin tonë në qendër të inaugurimit,” ishte shprehur Scaramucci.

Por kjo është “mohuar kategorikisht” nga përfaqësuesi i Elton John në Londër.

“Nuk ka asgjë  të vërtetë në këtë çështje” ka thënë ai për BBC News, njofton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme