Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elton Deda emërohet drejtor i festivalit në RTSH

NULL NULL
26.08.2015 18:03

Kantautori Elton Deda emërohet drejtor artistik i Festivalit në Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një njoftimi në Facebook.

Në postimin e tij, Deda shprehet se e sheh si sfidë këtë detyrë të re dhe do të japë maksimumin për një festival pa preferenca miqsh. Ai thotë se nuk do të ndikohet nga asgjë, përveç cilësisë së muzikës.

“Të dashur miq e kolegë! Dua t’ju njoftoj se sivjet unë do të jem Drejtor artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar! Sinqerisht e kam marrë si një sfidë dhe angazhim të madh profesional dhe së bashku me kontributin dhe mbështetjen tuaj do mundohem të jap maksimumin për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh. Nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë vegël e asnjë ndërhyrjeje apo miklimi monetar e shoqëror, përveçse skllavi i përjetshëm i muzikës së mirë e të ndershme. Sinqerisht, Ton Deda”, shkruan ai.

 

lajme të ngjashme