Elina Duni të premten në Prishtinë NULL NULL 15.09.2015 14:51 15.09.2015 14:51 Dallëndyshe albumi i ri i Elina Duni Quartet vjen më në fund në Prishtinë. Këngë mërgimi, dashurie dhe këngë të vjetra Shqiptare që ndërthuren me tingujt bashkohorë xhaz të Kuartetit i cili tashmë ka dhjetë vjet që luan nëpër Evrope! Para koncertit mund të blihet albumi Dallëndyshe dhe albumi Muza. Koncerti do të mbahet me 18 shtator në ora 19:30, në Amfiteatrin e Parkut të Gërmisë, ndërsa biletat kushtojnë 7 euro.