Eliminohet skuadra e Vedat Muriqit, Real Madrid – Barcelona në finalen e Superkupës NULL NULL 09.01.2025 22:13 09.01.2025 22:13 Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të fundit e gjetën golin e parë me anë të Jude Bellingham, për t’i shënuar edhe dy të tjerë në kohën shtesë, raporton Klankosova.tv. Fillimisht futbollisti i Mallorcas, Martin Valjent e futi topin në portën e tij, kurse krejt pak sekonda para se të mbyllje krejt ndeshja, realizoi edhe Rodrygo. Pas këtij triumfi, “mbretërit” i bashkohen Barcelonës në finalen e Superkupës, pasi katalunasit fituan mbrëmë kundër Atletico Bilbaos me rezultat 2-0.