Elezi: Në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok deri më tani votuan më shumë qytetarë NULL NULL 23.04.2023 11:44 23.04.2023 11:44 Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së; Foto: Arkiv Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka bërë të ditura të dhënat e pjesëmarrës së qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Këto të dhënat përfshijnë pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se pjesëmarrja më e madhe e votuesve vërehet në Mitrovicën e Veriut. “Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 28 votues apo 0.21 për qind, Zubin Potok 65 votues apo 1 për qind, Zveçan apo 0.41 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 191 votues që e kanë hedhur votën e tyre apo 1.05 për qind”, tha Elezi në konferencën e mbajtur për media. Elezi tha se deri në këto momente procesi i zgjedhjeve po shkon mire./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS