Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elena Ora, motra e Ritës në TEDxPrishtina

NULL NULL
20.11.2015 11:08

Më 21 nëntor do të mbahet konferenca e katërt me radhë e TEDxPrishtina ku në mesin e panelistëve është ftuar edhe Elena Ora, motra e këngëtares së famshme botërore, Rita Ora.

Elena Ora është pjesë e ekipit menaxhues të Rita Orës – artistes më të suksesshme shqiptare që ka depërtuar në industrinë e muzikës ndërkombëtare.

Falë motrës së saj, Elena ka përvojë të mjaftueshme në industrinë e muzikës, duke filluar nga krijimi dhe marketingu i një albumi e deri në organizimin e turneve muzikore në mbarë botën.

Elena Ora si menaxhere e këngëtares, por edhe si motra e saj, do të ndajë përvojën e saj mbi përkushtimin që duhet për të punuar dhe menaxhuar artistë me famë botërore./kultplus

lajme të ngjashme