Elbasan: Humb jetën një 64-vjeçar, derisa po punonte NULL NULL 12.03.2024 20:00 12.03.2024 20:00 Foto: Arkiv Një 64-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Shushicë të Elbasanit, gjersa po punonte në një shtëpi. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:10, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv. Policia tha se tashmë i ndjeri po sistemonte disa materiale ndërtimi në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të burrit të motrës, kur u shemb një kolonë.