Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ekziston mundësia e madhe për goditje”, BBC me lavde për Betisin para finales me Chelsean

NULL NULL
28.05.2025 16:45

Sonte me fillim nga ora 21:00 të luhet finalja e Ligës së Konferencës në mes Real Betisit dhe Chelseat.

Skuadra angleze është afër që ta shkruaj historinë, duke u bërë e para që i fiton tre titujt kryesor të garave evropiane.

Por, pikërisht mediumi britanik, BBC, me anë të një artikulli ka thurur lavde për Betisin, duke thënë se “ekziston mundësia e madhe për të shkaktuar tronditje”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas BBC-së, Betisi ka një skuadër të mirë, ku në mesin e tyre kanë shtatë lojtarë që kanë luajtur në Premier League më parë.

Po ashtu, trajneri i tyre, Manuel Pellegrini, ka drejtuar skuadra në Premier League, por edhe klubin më të madh në botë, Real Madridin.

Ekziston gjithashtu një lloj nxitjeje shtesë sa herë që ekipet spanjolle përballen me klube angleze, dhe për shkak se Premier League konsiderohet si liga më e mirë në botë.

lajme të ngjashme