Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekzekutimi i shtesave për studentë pak para zgjedhjeve, Arifi: Matrapazllëk total (VIDEO)

NULL NULL
06.11.2025 21:45
Avni Arifi

Opinionisti, Avni Arifi e ka quajtur matrapazllëk ekzekutimin e shtesave prej 100 eurove për studentët, tri ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Arifi shtron pyetjen se cili është dallimi mes këtyre shtesave, dhe një personi që rri në një vendvotim e iu ofron qytetareve para për shkëmbim të votave, transmeton Klankosova.tv.

“Në Kosovë nuk ka Prokurori, të siguroj që në çdo vend të Bashkimit Evropian, çdo vend ku funksionin ligji, po të kishte ndodhur kjo, Prokuroria do të kishte trokitur në derën e kryeministrit. Kjo është shkelje e ligjit për qeverinë. Sepse ligji për qeverinë e parasheh që qeveria në detyrë mund të ndajë mjete vetëm nga buxheti i aprovuar në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ai.

“E dyta: Le të del një qytetar, le të më thotë cili është dallimi mes kësaj përpjekje me ble votën, dhe një matrapazi që rrinë në një vendvotim dhe iu ofron njerëzve nga 20 euro në shkëmbim të votës, cili është dallimi? Ky është një matrapazllëk total”.

Pos tjerash, Arifi u bëri thirrje studentëve që të hapin sytë dhe të mendojnë se çfarë mund t’i bëjnë shtetit, në qoftë se arrihet t’iu blihet vota.

lajme të ngjashme