Ekspozohen instrumentet autoktone të Shaqir Hotit (VIDEO) NULL NULL 19.05.2021 20:43 19.05.2021 20:43 Mjeshtrit të ndjerë të muzikës, Shaqir Hotit, iu ekspozuan instrumentet autoktone në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Veprat e tij u nderuan nga familjarë, artistë dhe anëtarë të skenës politike. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku tha se Hoti ishte mësues i gjithë muzikantëve ndërsa me meloditë e tij bënte lidhje të veçantë te njeriut me tokën. E Ilir Shaqiri, tha se ‘’të gjithë kanë pasur lakmi të punojnë me bacën Shaqë pasi ai ishte njohësi më i mirë i folklorit e mitologjisë shqiptare’’. Ekspozita do të mbetet e hapur në vazhdimësi te aktiviteteve për Ditën Ndërkombetare të Muzeve. Detaje nga kronika e zgjeruar: