Ekspertja e OKB-së paralajmëron sëmundje mendore pas disa vitesh për banorët e Gazës NULL NULL 22.04.2024 18:10 22.04.2024 18:10 Foto nga arkiva. Gjendja në Gaza Tlaleng Mofokeng, raportuese special e OKB-së për të drejtën e shëndetit, ka thënë se sëmundjet mendore mund të shfaqet në mesin e palestinezëve në Gaza pas disa vitesh. Mofokeng paralajmëroi se është e rëndësishme” të fillohet të merret parasysh ndikimi i konfliktit në mirëqenien afatgjatë të palestinezëve në Gaza”, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Sigurisht, ne shohim dëmtimin fizik dhe mund të vlerësohet ashpërsia e tij. Por, shqetësimi mendor që më pas do të kthehet në ankth dhe lloje të tjera të sëmundjeve mendore më vonë është me të vërtetë e rëndësishme”, është shprehur ajo. “Sistemi shëndetësor në Gaza është zhdukur plotësisht dhe e drejta për shëndet është shkatërruar në çdo nivel”, shtoi Mofokeng