Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eksperti thotë se mungesa e ajrit nuk është problemi i vetëm i anijes zhytëse

NULL NULL
22.06.2023 08:47
Dr Ken Ledez

Po vazhdon ende kërkimi për zhytësen me pesë persona brenda, e cila humbi kontaktet pasi u nis në thellësinë e oqeanit për ta parë anijen e zhytur të Titanikut.

Dr. Ken Ledez – ekspert i mjekësisë hiperbarike – foli për BBC-në lidhur me atë që mund të ndodhë pasi furnizimet e oksigjenit në Titan pakësohen.

Ai thotë se mungesa e ajrit nuk është i vetmi rrezik tani.

Anija zhytëse mund të ketë humbur gjithashtu fuqinë elektrike, e cila luan një rol kryesor në kontrollin e niveleve të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit.

Teksa nivelet e oksigjenit bien, përqindja e dioksidit të karbonit që thithet nga ata brenda do të rritet, duke shkaktuar pasoja potencialisht fatale.

“Ndërsa nivelet e dioksidit të karbonit krijohen, atëherë ai bëhet qetësues, bëhet si një gaz anestetik dhe do të bini në gjumë”, thotë Dr Ledez për BBC, transmeton Klan Kosova.

Hipotermia – ku trupi bëhet shumë i ftohtë për të funksionuar – është një tjetër rrezik, shtoi ai.

lajme të ngjashme