Ekspertët tregojnë se sa kohë zgjasin simptomat e Omicronit NULL NULL 27.01.2022 16:24 27.01.2022 16:24 Omicroni mund t’ju lërë të izoluar në shtëpi për ditë të tëra, por lajmi i mirë është se nuk ka gjasa që të vuani diçka më shumë se një ftohje e lehtë, kryesisht falë imunitetit nga vaksinat. Ekspertët tregojnë se simptomat e variantit Omicron të COVID-19 nuk mund të zgjasin për më shumë se një javë. Tashmë shumë persona kanë marrë vaksinat antiCOVID dhe kjo ka bërë që edhe ky variant i virusit të jetë më pak i ashpër, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Ekspertët thonë se 12 përqind e njerëzve me Omicron ndihen më mirë, një ditë pas infektimit, apo shfaqjes së simptomave të tij. Pra, kjo do të thotë që shkurtimi i periudhës së izolimit në pesë ditë ka ardhur pas studimeve dhe gjetjeve se Omicroni është variant më lehtë i kalueshëm.