Ekspertët e CEFTA-s dakordohen për rregulla të reja tregtinë e lirë dhe lëvizshmërinë profesionale NULL NULL 23.06.2023 17:00 23.06.2023 17:00 Ekspertët nga Palët e CEFTA-s janë dakorduar për një sërë rregullash të reja që promovojnë lëvizshmërinë profesionale dhe lehtësojnë tregtinë. Një nga vendimet është ai për krijimin e një sistemi të përgjithshëm të njohjes së kualifikimeve profesionale, e po ashtu edhe ai për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale. “Personat që kanë marrë kualifikimet e tyre në CEFTA dhe u është ofruar qasja për të ushtruar profesionin e tyre, por që kërkojnë të ofrojnë shërbimet e tyre në tregje të tjera të CEFTA-s, do të përfitojnë nga këto rregulla”. “Gjithashtu, profesionistët që kanë marrë diplomën diku tjetër, por i kanë të njohura kualifikimet në një Palë të CEFTA-s, si dhe kanë të paktën tre vjet përvojë profesionale, do të mund të aplikojnë po ashtu për njohje, sipas këtyre rregullave, bashkë edhe me ekspertët nga palët që nuk e rregullojnë profesionin e tillë, si dhe që kanë së paku 1 vit përvojë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, vendimi mbi aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale ofron një udhërrëfyes për të adresuar pengesat dhe sfidat me të cilat përballën kompanitë që operojnë në tregjet e CEFTA-s, siç janë procedurat e shtrenjta dhe të gjata për regjistrimin e të drejtave të pronës intelektuale. “Me standardizimin e proceseve, me shkurtimin e kostos, me përforcimin e një kornize rajonale të të drejtave të PI-së, e edhe me rritjen e bashkëpunimit, Vendimi do të promovojë inovacionin në produkteve e shërbime, si dhe do të mundësojë trajtim të barabartë për bizneset në të gjithë rajonin, por edhe të forcojë mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet e falsifikuara dhe pirate, duke garantuar kështu shëndetin dhe sigurinë e tyre”. “Të drejtat e pronësisë intelektuale janë çelës për mbrojtjen e inovacioneve dhe konkurrencës, bazuar në zgjidhje të mençura e të reja për biznese dhe konsumatorë. Duke mundësuar bashkëpunim më të fuqishëm në këtë fushë, CEFTA kontribuon në ndërtimin e një mjedisi miqësor për rritjen e pionierëve lokalë të inovacionit”, thuhet në njoftim. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.