Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: Zbulohet dosja e kallëzimit penal ndaj zyrtarëve të Podujevës

NULL NULL
09.02.2026 19:26

Më 27 janar të 2026-ës, në sirtarët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës u shtua edhe një kallëzim i ri penal.

Kompania ndërtimore Neto Construction Sh.P.K nga Podujeva, denoncoi kundër 2 zyrtarëve të Komunës së Podujevës dhe një tashmë ish-zyrtari.

Akuzat që përmenden në këtë dokument janë mosekzekutimi i  vendimeve administrative, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe cenim i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike.

Në kallëzim penal, përmenden tre emra zyrtarësh ndaj të cilëve Kompania Ndërtimore ka ngritur akuza, Ismet Kadriut, udhëheqës i Sektorit të Urbanizmit, Fatlum Osmanit, ish-drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, dhe Blerina Zeka Bllacës, zyrtare për ndërtimtari në Komunën e Podujevës.

E gjithë kjo histori nisi para 9 muajsh kur Neto Construction, me 14 maj të 2025-ës dorëzoi kërkesë në Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës, përmes së cilës kërkuan caktimin e kushteve ndërtimore për hartimin e dokumentacionit ndërtimor dhe ndërtimin e ndërtesave shumëbanesore me afarizëm në këtë pjesë të qytetit.

Pas gati një muaj më vonë, me 12 qershor, kjo mori një vendim, sipas të cilit, refuzoi këtë kërkesë.

Refuzimin, komuna e bëri duke u mbështetur në atë që sipas tyre, kjo parcelë nuk ka qasje në rrugë publike.

Por që këtë pikë e kundërshtojnë fuqishëm kompania në fjalë.

Pas më pak se një muaj, më 8 korrik, kompania Neto Construction dërgoi ankesë në Ministrinë e Infrastrukturës ndaj vendimit të Komunës.

Dy muaj pas, më 15 shtator, Drejtoria e Urbanizmit në Podujevë nxori një vendim të ri, sipas të cilit pezulloi kërkesën e kompanisë për caktimin e kushteve ndërtimore.

Teksa, në kallëzim penal, theksohet se ministria, më 24 tetor, konstatoi se vendimi i Komunës së Podujevës qe i pabazuar.

Sipas kallëzimit penal, edhe pas këtij vendimi të Ministrisë, Komuna e Podujevës nuk ka nxjerrë vendim të ri por në një përgjigje për palën ankuese, kanë qëndruar prapa vendimit të 12 qershorit që tashmë Ministria si organ epror, e kishte cilësuar si të pabazë.

Kompania tutje në kallëzim penal, pretendon se mosveprimi i drejtorisë ka penguar realizimin e investimit dhe ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

Në kallëzim penal, përmendet se Komuna e Podujevës ka paraqitur padi administrative.

Në kallëzim theksohet edhe trajtim i pabarabartë pasi sipas palës ankuese, për parcela fqinje dhe raste të ngjashme janë lëshuar kushte dhe leje ndërtimore, madje edhe për të njëjtët pronarë në vitet e mëparshme.

Krejt në fund, kompania Neto Construction ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të ngritet aktakuzë ndaj të pandehurve dhe të njëjtit të shpallen fajtorë në përputhje me ligjin.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të gjitha detajet i gjeni në linqet e mëposhtme:

lajme të ngjashme