Ekskluzive në “Prijmë” – Si u bë një Kosovare më e mira futbolliste në botë (VIDEO) NULL NULL 14.12.2023 14:37 14.12.2023 14:37 Këtë të premte, emisioni “Prijmë” në Klan Kosova vjen me një intervistë superekskluzive. Është njëra nga futbollistet më të mira në botë, vajza me prejardhje nga Koshtova e Leposaviqit, Kosovare Asllani, që flet për herë të parë, në gjuhën shqipe, për jetën e saj, familjen dhe karrierën në klubet më të mëdha të botës. Intervista e saj me Naile Demën është zhvilluar në Milano, ku Kosovarja luan nga viti i kaluar, pas një periudhe prej dy vjetëve në Real Madrid. Për ta ndjekur rrëfimin e saj, ndiqeni “Prijjmë”, të premten, nga ora 19, në Klan Kosova.