Ekskluzive në Kiks-in e Klan Kosovës: Nëntoka serbe që kontrollon veriun e Kosovës! (VIDEO) NULL NULL 26.01.2026 13:11 26.01.2026 13:11 Sonte, ekskluzivisht në emision Kiks në Klan Kosova: Nëntoka serbe në veriun e Kosovës. Çka janë Korridori dhe Bunkeri që po monitorojnë secilin në veriun e Kosovës? Si i kishin paralajmëruar serbët e veriut për sulmin në Banjskë, një ditë para se të ndodhte? Kush janë pjesëtarët e AKI-së që u fotografuan dhe u publikuan në këto kanale serbe? Si po i kërcënojnë serbët e veriut, Policinë e Kosovës dhe kush, sipas tyre, mori pjesë në sulmin e Banjskës dhe në kanalin e Ibër-Lepencit? Si u fotografua dhe u linçua në këto grupe edhe ekipi i Kiks-it gjatë hulumtimit të temave për kontrabandën e dinarit në veri? KIKS Kosova është futur fshehurazi brenda këtyre kanaleve, ku vërehet se serbët funksionojnë si shërbim sekret, duke publikuar emra dhe të dhëna personale të shqiptarëve që shkojnë në veri. Ekskluzivisht sonte, nga ora 19:00, në Kiks Kosova në Klan Kosova!