Ekskluzive: Anëtari i familjes ‘Capat’ u kap sot nga shteti për konfliktin me Sekiraqët ku u vra Premtim Gashi NULL NULL 10.06.2025 14:10 10.06.2025 14:10 Aksioni i sotëm i Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin “Sekiraqa-Capat”, rezultoi me një person të arrestuar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në incidentin e armatosur në shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë një person dhe disa të tjerë u plagosën. Siç mëson ekskluzivisht Klankosova.tv, i dyshuari është familjar i Capave, të cilëve iu mbeti i vdekur, djali Premtim Gashi, në përballjen që patën me Sekiraqët. Ai dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, që dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale. Kujtojmë se familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë. Nga familja Sekiraqa, kishte mbetur i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, dhe po ashtu edhe Korab Gashi (vëllai i viktimës), Robert Llumnica dhe Valdrin Ademi. Ndryshe, këtij konflikti tragjik, i kishte paraprirë një plagosje, ku i dyshuari ishte djali i Salihut, Shkumbin Sekiraqa, ndërsa viktimë Pajtim Gashi. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. Ekskluzive: I arrestuari për incidentin e armatosur në Aktash është familjar i ‘Capave’