Ekonomiku e Juridiku s’e lëshojnë bajrakun (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 07.07.2022 20:42 nga Qendresa Bellagoshi 07.07.2022 20:42 Pas disa ditësh, pritet që të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Përafërsisht, numri i të pranuarve do të jetë i ngjashëm me të viteve të kaluara, ku prijnë ekonomiku e juridiku. Në lidhje me përcaktimin e numrave, sipas drejtorit të Institutit EDGuard, Rinor Qehaja, mungon një strategji. Sipas tij, numri i madh i profileve ka korrelacion me numrin e stafit në këtë institucion, derisa ndryshimi eventual mund të çrregullonte përbrenda. Vazhdimisht UP-ja është kritikuar se nuk përshtat profilet me tregun e punës, mirëpo në rektorat, thonë se një gjë e tillë merret parasysh, duke qenë se këto analiza janë bërë nga njësitet akademike, përkatësisht fakultetet që i implementojnë këto programe, të cilat para se të dërgohen për akreditim si standard vlerësohet edhe kërkesa e tregut të punës. Në Agjencinë e Punësimit i treguan televizionit se nevojat në treg janë të fokusuara kah teknologjia, përkatësisht kërkohen programerët, dizajnerët, zhvilluesit e uebit e njohësit e kibernetikës. Në afatin e ri për pranim në UP, nëse aprovohet kërkesa nga MASHT si e tillë, do të pranohen mbi 6 mijë studentë, teksa risi është akreditimi i programit për energjetikë dhe shtimi i numrit të studentëve në Mjekësi të Përgjithshme.