Ekipi i xhudos “Policia e Kosovës” fiton tri medalje në Grand Prix Slovakia NULL NULL 10.03.2025 19:55 10.03.2025 19:55 Policia e Kosovës Në një pjesëmarrje të rëndësishme ndërkombëtare, klubi i xhudos “Policia e Kosovës” ka përfaqësuar vendin me sukses në Turneun Grand Prix Slovakia, ku kanë marrë pjesë mbi 900 garues nga 9 shtete evropiane. Ky turne ishte debutimi i parë ndërkombëtar për këtë ekipi, dhe garuesit tanë dëshmuan përkushtim dhe nivel të lartë sportiv, duke fituar tre medalje të çmuara, transmeton Klankosova.tv. Rezultatet e garuesve: -Ana Sopjani – Medalja e Argjendtë në kategorinë -78 kg për Kadet & Vendi i dytë në grup-moshën U21. Valdrin Pnishi – Medalja e Bronztë, Vendi i tretë në kategorinë -60 kg; -Adriatik Bilalli – Vendi i pestë në dy grup-mosha (-90 kg), duke luftuar për medalje; -Art Thaqi – Paraqitje e fortë në kategorinë -90 kg, por pa plasman përfundimtar. “Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe disiplinës së sportistëve tanë, të cilët me mbështetjen e Shoqatës së Sporteve të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, arritën të përfaqësojnë denjësisht institucionin dhe shtetin tonë”. “Një falënderim i veçantë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, për përkrahjen e vazhdueshme në promovimin e sportit dhe zhvillimin e aktiviteteve që forcojnë imazhin dhe kapacitetet e Policisë së Kosovës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Klubi i Judos “Policia e Kosovës” do të vazhdojë me përgatitjet për garat e radhës, me synimin për të arritur edhe më shumë suksese në skenën ndërkombëtare”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.