Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Egjipti dënon sulmin vdekjeprurës të Izraelit në Rafah

NULL NULL
27.05.2024 12:57
Palestinezët në një morg vajtojnë mbi trupat e të afërmve të vrarë në një sulm ajror izraelit në Rafah, Gaza, më 27 maj. Jehad Alshrafi/AP
Palestinezët në një morg vajtojnë mbi trupat e të afërmve të vrarë në një sulm ajror izraelit në Rafah, Gaza, më 27 maj. Jehad Alshrafi/AP

Egjipti dënoi sulmin e Izraelit në Rafah në Gazën jugore, në një deklaratë të ministrisë së jashtme të hënën.

Zyra e mediave të qeverisë së Gazës, tha se sulmi i Izraelit kishte në shënjestër një zonë në Tala al-Sultan, në veriperëndim të Rafahut, e cila ishte cilësuar si “zonë e sigurt”.

Në deklaratën e saj, Egjipti i bëri thirrje Izraelit që të zbatojë masat e lëshuara të premten nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

GjND e urdhëroi Izraelin të “ndalojë operacionet ushtarake” në Rafah dhe të “përmbahet me përgjegjësitë e tij si një fuqi pushtuese”.

Egjipti do të presë një raund tjetër negociatash indirekte midis Izraelit dhe Hamasit të martën.

lajme të ngjashme