Efekti Klan: Qeveria ngutet, paguan specializantet lehona (VIDEO) NULL NULL 15.04.2026 20:25 15.04.2026 20:25 Punës dhe shkollimit me 0 cent po i vjen fundi. Në muajin prill besohet se do të ekzekutohen pagat për afro 70 specializante, të cilave i është zgjatur shkollimi specialistik, për shkak se janë bëra nëna dhe e kanë shfrytëzuar pushimin e lehonisë, raporton Klan Kosova. Kështu mëson Klani nga burimet, teksa Ministria e Shëndetësisë i ka të qarta kostot financiare të kompensimit për këtë kategori. Rreth 60 mijë euro për vitin 2025 dhe mbi 400 mijë për 2026, subvencionime këto përmes një vendimi nga qeveria që pritet të ndodhë shpejt. Pra, pagesat do të bëhen në mënyrë retroaktive për gjithë muajt që nuk janë paguar deri më tani. Televizioni lidhur me këtë çështje ka raportuar javën e kaluar, ngase këto gra profesioniste një muaj më parë i janë drejtuar Ministrisë Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeminisrit përmes një peticioni duke kërkuar zgjidhje urgjente. Detajet i gjeni në vijim: