Efekti i verës në shëndetin tuaj NULL NULL 30.10.2017 08:43 30.10.2017 08:43 Verërat ndihmojnë njerëzit të relaksohen por, ajo njihet edhe për benefite të shumta shëndetësore. Megjithatë pavarësisht kësaj, pirja e verës rezulton të jetë po aq edhe e rrezikshme në disa çështje shëndetësore, njofton Klan Kosova. Në një studim të fundit të botuar nga shkencëtarë gjermanë, thuhet se konsumimi i verës sjell cirrozën e mëlçisë, vdekjen e papritur kardiake, kardiomiopatitë alkoolike si dhe çrregullime të rrahjeve të zemrës. Tutje në këtë hulumtim shkencëtarët shtojnë se konsumi i tepërt dhe keqpërdorimi kronik i alkoolit janë faktorët e rrezikut që kontribuojnë në rritjen e sëmundjeve globale.