Efektet e fitores së Trump, shkatërruese për amerikanët (VIDEO) NULL NULL 14.11.2016 13:00 14.11.2016 13:00 Efektet e një fitoreje të Donald Trump, janë shkatërruese për miliona amerikanë. Madje efekt i tillë vërehet edhe për fëmijët e vegjël të cilët nuk kanë idenë se çfarë në botë po ndodh me vendin e tyre, njofton Klan Kosova. Këtë e dëshmon të paktën një video shokuese e publikuar në mediat e huaja, derisa tregon momentin kur një nënë nga Texasi e dëbon djalin e saj të vogël nga shtëpia. Largimi i vogëlushit nga shtëpia e tij ndodh për shkak se ai në zgjedhjet tallëse në shkollë, votoi për Trump, të jetë president, njofton Klan Kosova. Fëmija dëgjohet duke bërtitur tmerrësisht teksa nëna e tij e largon atë bashkë me një valixhe të vogël, të mbushur me të gjitha sendet e tij. Për më shumë detaje shih videon më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=wX3RWz-tK8g