Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edvin Kurtulus nuk do të jetë pjesë e Kosovës, e konfirmon edhe FFK-ja

NULL NULL
27.05.2022 15:31

Mbrojtësi Edvin Kurtulus nuk do të jetë i grumbulluar në Kombëtaren e Kosovës, anise ishte ftuar nga Alain Giresse.

Trajneri francez në konferencë për media e pranoi se ndihet i zhgënjyer, por shton se nuk ka mundur të bënte më shumë në këtë drejtim veçse ta ftonte futbollistin, i cili deri tash ishte pjesë e ekipit U-21 të Kosovës.

“Jam i zhgënjyer, por s’mund të shkoj në Suedi dhe ta thërras atë. Fakti që ne e kemi ftuar të luajë për Kosovën nuk do të thotë se do të kishte minutazh. I kam bisedat, ai ishte i kënaqur për vendimin që e ka marrë për të luajtur me ne. Por, në fund, vendimi iu takon lojtarëve”, tha ai.

“Ajo çka mund të bënim ne është se e kemi ftuar. Rregullorja e FIFA-s është që një lojtar mund të bllokohet nëse e zhvillon një ndeshje me Kombëtaren. Unë qeshem me këtë. Por, natyrisht, jam i zhgënjyer me këtë situatë”, përfundoi trajneri i Kombëtares.

Kurtulus nuk i është përgjigjur ftesës së Giresse, ndërsa i ka nisur proceduar e ndërrimit të Kombëtares, duke iu bashkuar në të ardhmen Suedisë.

Një rast i njëjtë tek Kosova ishte edhe më parë, kur ish-kapiteni i Kosovës U-21, Ardian Ismajli, kaloj tek Shqipëria.

lajme të ngjashme