Edi Rama sot takon shqiptarët e Londrës: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030 NULL NULL 24.11.2024 09:54 24.11.2024 09:54 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot do të zhvillojë një takim me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe. Ky aktivitet është vijim i turit të bashkëbisedimit me diasporën. Rama do t’i mikpresë shqiptarët në Londër në sallën “Cooper Box Arena”, e cila ka një kapacitet prej 8 mijë vendesh. “Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar Rama në Facebook transmeton Klankosova.tv Më herët, shefi i qeverisë shqiptare kishte deklaruar se takimi me emigrantët në Londër është rruga drejt Shqipërisë 2030. “Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Londër, e diel 24 nëntor, ora 12:00″, shkruan Rama.