Edi Rama favorizohet nga kosovarët për përfaqësimin e Kosovës NULL NULL 30.03.2024 14:03 30.03.2024 14:03 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Foto nga Arkiva Mbi një mijë qytetarë u pyetën në Kosovë se cilin nga përfaqësuesit politik të Shqipërisë do të donin ta kishin përfaqësuesin e tyre. 22 për qind e tyre kanë zgjedhur kryeministrin, Edi Ramën, sipas Barometrit të Euronews Albania, njofton Klankosova.tv. Një përqindje më e ulët, 11.2 për qind do të donin ti përfaqësonte Sali Berisha, 9.7 për qind do të donin përfaqësuesit e tjerë të listës me politikanët e Shqipërisë. Përqindja më e lartë, 55 për qind nuk do të donin asnjërin prej poltikanëve shqiptarë të dhënë në listën e Barometrit, t’i përfaqësonte në Kosovë.