Edhe Zabeli i ulët i Drenasit shpallet vatër e përhapjes së Covid-19 NULL NULL 19.04.2020 19:42 19.04.2020 19:42 Me vendim të ministrit në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, fshati Zabel i Ulët i komunës së Drenasit është shpallur vatër e përhapjes së koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci. “Sot është marrë vendim nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, që Fshati Zabel i Ulët, i komunës tonë, shpallet vatër e përhapjes së infeksionit. Personi i diagnostifikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen. Policia e Kosovës do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë vendbanim. Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër”. Njoftim i plotë: