Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe sot 12 raste të vdekjeve me COVID-19 në Kosovë

NULL NULL
07.11.2020 15:02

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot, sikur edhe dje, janë regjistruar 12 raste të vdekjeve me COVID-19 në Kosovë.

Kjo ka bërë që numri total i rasteve të vdekjeve, si pasojë e këtij virusi, të arrijë në 744, njofton Klan Kosova.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.137 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 491 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (72, 69 dhe 64 vjeç), Gjilan 3 raste (69, 66 dhe 65 vjeç), Prishtinë 2 raste (të dytë 79 vjeç), Drenas 1 rast (64 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (67 vjeç)”.

Numri total i rasteve pozitive në vend është 23.425 raste nga 104.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, kurse numri i rasteve aktive është 6.634.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.047 raste.

lajme të ngjashme