Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe shqiptarët ndihmuan në largimin e Assadit (VIDEO)

NULL NULL
11.12.2024 11:03
Edhe shqiptarët ndihmuan në rrëzimin e Assadit

Një nga fitoret më të mëdha të shënuar nga bota demokratike erdhi para disa ditësh.

Pas më shumë se dy dekadash ra pushteti diktatorial i Bashar Al Assadit, në Siri.

Kjo ngjarje solli gëzim të madh tek popullata siriane të cilët u çliruan nga torturat e pushtetit të tij.

E në këtë sukses të madh kanë hise edhe shqiptarët.

Klan Kosova ka siguruar një video ku aty një person, identiteti i të cilët nuk dihet dëgjohet duke folur në Gjuhën Shqipe.

Ai po ashtu shihet i veshur me uniformë ushtarake me fytyrën e mbuluar e pajisur me pushkë automatike.

“Falënderimet i takojnë Allahut Subhane wa ta’ala që na e mundësojë këtë fitore të madhe dhe këtë krenari. Lusim Allahun Subhane wa ta’ala që të na mundësojë që të luftojmë për ta ngritur fjalën e tij dhe për ta larguar zullumin”, shprehet ai në këtë video njofton Klankosova.tv/Klankosova.tv

lajme të ngjashme