Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe Shpëtim Bajoku e nis mbarë, dy fitore larg Lojërave Olimpike Paris 2024

NULL NULL
07.03.2024 21:31

Boksieri kosovar Shpetim Bajoku e ka nisur mbarë turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024, që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.

Bajoku, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa sonte mundi garuesin nga Kirgistani, Imamnazariv Mirzokhid, kategoria deri nw 63.5 kilogramw.

Shpëtimit i duhen edhe dy fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, që nënkupton kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ndërkohë, Sadiku mundi gjermanen Felicitas Ganglbauer, në çerekfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Donjetës tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar normën olimpike Paris 2024.

Gjysmëfinalet zhvillohen të shtunën. /Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme