Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe Peja edhe Ponte Prizreni me ankesa ndaj Federatës së Basketbollit

NULL NULL
05.05.2021 21:44

Ankesa për dënimet e dhëna ndaj tyre nga Federata e Basketbollit të Kosovës janë duke përgatitur, klubet e basketbollit Peja dhe Ponte Prizreni.

Pas incidentit në ndeshjen e gjysmëfinales në mes të Pejës dhe Ponte Prizreni, FBK-ja ka shqiptuar disa masa disiplinore ndaj lojtarëve  Brandon Walters, Aj Walton, Dardan Berishës dhe Leutrim Morinës, Zgjim Kryeziut, Arbnor Rifatit të Pontes.

Megjithatë Presidenti i klubit të Pejës, Fatmir Gashi, në një intervistë për Klankosova.tv, e cilëson vendimin e federatës si kontradiktore sepse lojtarët e Pejës ishin duke u vetëmbrojtur sipas tij.

“Vendimi i Federates është kontradiktore sepse lojtarët janë vetëmbrojtur, ngaqë janë sulmuar fizikisht dhe kanë pasur fyerje racore “, tha Gashi.

Po ashtu Gashi shtoi se “ankesa po përgatitet” në drejtim të federatës.

Një çësthje tjetër që ngriti Gashi është edhe përzirja politike në sport, kjo pasi që Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku kishte reaguar në Facebook se do të trajtojnë çështjen bashkë me federatën.

Gashi paralajmëroi se nëse do të ketë përzirje politike dhe kësi llojë vendimesh në të ardhmen do “të tërhiqem si klub nga superliga”.

Nga ana tjetër trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati tha që do të ngritin padi ndaj federatës dhe komisarit, dhe që çështja mund të shkojë deri në FIBA.

“Nuk do të ndalemi do të bëjmë edhe paditë penale ndaj krerëve te federatës me konkretisht ndaj komisarit, nëse është dhe nëse ka nevoja do të shkojmë deri në FIBA”, tha Rifati për Klan Kosovën.

Dënimi total për klubin e Pontes arriti në vlerë prej 4 mijë e 900 euro.

Federata e Basketbollit të Kosovës, të mërkurën morri vendim duke i dhënë fitore Pejës në tavolinë (20-00).

Vendimi i plotë i FBK-së:

  1. Konform Nenit 39.6.4 të Propozicioneve të Garave gjyqtari i parë në konsultim me vëzhguesin e ndeshjes vendos për ndërprerjen e ndeshjes KB Ponte Prizreni – Peja pas sulmit ndaj lojtarëve të KB Peja.
  2. KB Ponte Prizreni Konform Nenit 49.15 të Propozicioneve të Garave (në pajtim me Nenin 39.6.6) dënohet me 4.000 euro dhe 3 ndeshje pa prezencën e shikuesve për edicionin 2021/22.
  3. Konform Nenit 39.6.6 të Propozicioneve të Garave me vendimin e marr nga gjyqtari i parë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 në favor të KB Peja, kurse KB Ponte Prizreni eliminohet nga garat e Play Off-it.
  4. Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave trajneri i KB Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati dënohet me 500 euro.
  5. Konform Nenit 16.1 dhe Konform Nenit 50.2.1 të Propozicioneve të Garave, Kryetari i KB Ponte Prizrenit, Zgjim Kryeziu dënohet me 500 euro.
  6. Konform Nenit 48.5 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 200 euro.
  7. Konform Nenit 48.15 të Propozicioneve të Garave, KB Ponte Prizreni dënohet me 300 euro.
  8. Konform Nenit 49.3 të Propozicioneve të Garave KB Ponte Prizreni dënohet me 400 euro.
  9. Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
  10. Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
  11. Leurit Morina (KB Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Ponte Prizreni.
  12. Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro.
lajme të ngjashme