Edhe pas vdekjes Prince kryeson top listat NULL NULL 25.04.2016 16:38 25.04.2016 16:38 Shitjet e muzikës së krijuar nga Priince, kanë arritur majat që nga vdekja e tij të enjten që lamë pas, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Albumi The Very Best of Prince dhe The Purple Rain, e mbajnë vendin e parë në play listat amerikane. Edhe në Britani të madhe, dy nga albumet e tij po ashtu kanë hyrë në top 40-she. Legjenda e muzikës pop ka vdekur në shtëpinë e tij në Paisley Park në Minneapolis gjatë javës së kaluar. Ai është gjetur i vdekur në katin e parë të shtëpisë së tij. Familjarët e tij kanë thënë se ai kishte qëndruar zgjuar për 157 orë, apo 6 dit e gjysmë para se të vdiste.