Edhe pas pesë vjetësh të sulmit terrorist, Ariana Grande se harron Mançesterin NULL NULL 29.12.2022 00:54 29.12.2022 00:54 Këngëtarja e muzikës pop, Ariana Grande duket të mos e ketë kaluar lehtë tragjedinë e para pesë viteve në koncertin e saj në Mançester të Britanisë së Madhe, ku ishin vrarë dhjetëra persona. E në shenjë respekti ndaj këtij qyteti, Grandë së fundmi ka shpërndarë dhurata për spitalet për fëmijë me rastin e festës së Krishtlindjes, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Faleminderit Ariana! Ishim shumë të emocionuar që morën dhuratat e Krishtlindjeve për pacientët e rinj nëpër spitalet tona nga Ariana Grande”, thoshte një postim i stafit të spitalit në Twitter. Ylli i hitit “No tears, left to cry”, ka pasur kontakt të vazhdueshëm me spitalin e “Royal Manchester Children’s Hospital Charity”, ku kishin pranuar ndihmën mjekësore shumë prej fansave në koncertin famëkeq. Kujtojmë se më 22 maj të vitit 2017, gjatë koncertit të Ariana Grandes në Manchester Arena, nga një sulm terrorist kishin humbur jetën plot 22 persona.