Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe një sindikatë tjetër e pa kënaqur me paga

NULL NULL
31.01.2019 08:33

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON) me anë të një komunikate për media thonë se janë të shqetësuar ndaj projektligjit për paga, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre kur ka qenë projektligji në diskutim vërejtjet e SINKON-it  nuk janë marrë parasysh.

“Si rrjedhojë, neni 27 i projektligjit parashihte trajtim të veçantë për kontrollorët e trafikut ajror për shkak të rëndësisë që ka ky profesion në funksionimin e shtetit të Kosovës. Së voni, kemi mësuar që ky nen është larguar i tëri nga ligji”.

“Aktualisht, në Kosovë janë vetëm 22 kontrollorë të trafikut ajror nga 32 sa ishin më parë. 10 kolegë tanë (mbi 30% e personelit) tashmë janë duke vazhduar karrierën jashtë Kosovës, fakt që dëshmon se këta profesionistë janë të pakënaqur me pagat e tanishme”.

“ Me këtë ligj mbetet e paqartë pozita e kontrollorëve të trafikut ajror. Nëse pagat e tanishme të kontrollorëve të trafikut ajror zbriten si rrjedhojë e ligjit, atëherë kjo do të ketë pasoja të pakëndshme për shtetin tonë. Shqetësimi ynë është përcjellur tek IFATCA dhe ATCEUC”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga SINKON.

Më tek sipas tyre me këtë ligj, Kosova rrezikon të humbasë 22 kontrollorët të fundit të trafikut ajror.

lajme të ngjashme