Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe NISMA refuzon seancën për buxhetin: S’bëhemi pjesë e skenarëve që thellojnë bllokadën

NULL NULL
18.11.2025 20:21

Radhës së partive që nuk marrin pjesë në seancën për buxhetin, që pritet të mbahet nesër me fillim nga ora 11:00, iu shtua edhe NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

Përmes një komunikate, ky subjekt politik thekson se thirrja për këtë seancë është jo serioze.

“NISMA Socialdemokrate ka qenë forca më konstruktive në këtë periudhë të vështirë. Ne kemi kërkuar me kohë marrëveshje politike, koordinim ndërmjet subjekteve dhe përgjegjësi të përbashkët për të dalë nga kriza, pa kalkulime elektorale! Kemi ofruar gatishmëri të pakushtëzuar për çdo zgjidhje që i shërben vendit, por nuk kemi pranuar të bëhemi pjesë e skenareve që vetëm sa e thellojnë bllokadën”, thuhet në reagimin e këtij subjekti.

Refuzimin për pjesëmarrje në këtë seancë e kanë konfirmuar edhe PDK, LDK e AAK. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme