Barcelona vihet seriozisht pas Rafael Leaos NULL NULL 05.07.2026 16:02 05.07.2026 16:02 Rafael Leao është rikthyer në qendër të merkatos verore. Sipas Mundo Deportivo, Barcelona po e ndjek me shumë interes sulmuesin portugez dhe po shqyrton mundësinë për ta transferuar gjatë kësaj vere, transmeton Klankosova.tv. Leao thuhet se është i hapur për një kapitull të ri në karrierë, me La Ligën ose Premier League që mbeten destinacionet e tij të preferuara. Ndërkohë, Milani është i gatshëm të dëgjojë oferta dhe mund ta lejojë largimin e yllit portugez për një shumë që varion nga 65 deri në 70 milionë euro. Nëse Barcelona arrin të sigurojë fondet e nevojshme, negociatat mund të marrin hov në ditët e ardhshme.