Asnjë gjurmë përveç sandaleve: Intensifikohen kërkimet për 78-vjeçarin Xhafer Raqi NULL NULL 05.07.2026 16:25 05.07.2026 16:25 Po vazhdojnë kërkimet për 78 vjeçarin Xhafer Raqi, i cili u shpall i zhdukur nga e enjtja e kaluar. Klankosova.tv ka mësuar detaje të reja rreth rastit. Burimet bëjnë me dije se janë gjetur sandalet e të moshuarit. “Kërkimet po vazhdojnë. Jemi duke kërkuar intensivisht me këmbësori dhe drona. Përpos sandaleve që i kemi gjetë që dyshohet se ai i ka pasur me vete, tjetër gjurmë nuk kemi të tij. Ato i kemi gjetur diku në Butovc”, u shpreh ky burim për Klankosova.tv. “Kërkimet kryesisht po i zhvillojmë natën për shkak të dronave që punojnë me Infrared”, shtoi ai. Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur, operacioni shtrihet në Zllatar